Ndërlidhjet

Izraeli e përkujton Hollokaustin


Izraeli i ka filluar ceremonitë e Ditës së Hollokaustit, në kujtim të gjashtë miliona hebrejve që u vranë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur mbrëmë në Yad Vashem, qendrën zyrtare izraelite të Hollokaustit në Jerusalem, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se përkushtimi më i lartë i shtetit të Izraelit është që t'i parandalojë mohuesit e Hollokaustit të kryejnë një Hollokaust tjetër ndaj popullit hebreit.

Ceremonia u zhvillua disa orë pasi presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, i cili e ka përshkruar Hollokaustin si "mit", nxiti daljen e diplomatëve evropianë nga konferenca kundër racizmit në Gjenevë, duke e akuzuar Izraelin se është qeveri "raciste".
XS
SM
MD
LG