Ndërlidhjet

logo-print

Obama mbështet CIA-n


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka riafirmuar mbështetjen e tij për Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA.

Vizita e tij në selinë e CIA-s në Lengley, Virginia afër Uashingtonit, u realizua pak ditë pasi Obama miratoi publikimin e memorandumeve sekretë, që jepnin detaje për teknikat e rënda të hetimit që CIA i praktikonte ndaj të dyshuarve për terrorizëm.

Ai tha se personeli i CIA-s po bën punë të vlefshme për luftimin e rrjetit terrorist Al Kaeda dhe kërcënimeve tjera.

Obama u tha punonjësve të CIA-s se është kritike që Shtetet e Bashkuara t'i mbajnë idealet dhe vlerat e tyre gjatë luftës kundër terrorizmit.

Pak pasi mori detyrën në janar, Obama i ndaloi agjentët e CIA-s të përdorin metoda të rënda të hetimit, siç është simulimi i mbytjeve me ujë.
XS
SM
MD
LG