Ndërlidhjet

Jeremiq: Keqardhje pse Saudia njohu Kosovën


Shefi i diplomacisë serbe tha se është për keqardhje vendimi i Arabisë Saudite për ta njohur Kosovën, sepse erdhi në kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë duhet të deklarohet për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Vuk Jeremiq i bëri këto komente në Bruksel, pas takimit me komisionarin për Zgjerim të BE-së, Olli Rehn, dhe shefin për Politikë të Jashtme e Siguri, Javier Solana.

Jeremiq tha se pavarësisht nga rrethanat, Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Dje, Arabia Saudite u bë vendi i 58-të që njohu pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG