Ndërlidhjet

Osetia e Jugut i burgos vëzhguesit e OSBE-së


Një zyrtar në rajonin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut tha se disa vëzhgues të OSBE-së janë arrestuar për kalim ilegal të kufirit mes Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut.

Agjencia Reuters citoi Irina Gagloyeva të ketë thënë se përfaqësuesit e OSBE-së janë arrestuar sepse kishin kaluar kufiritn ilegalisht.

Vëzhguesit e OSBE-së ndodhen në Osetinë e Jugut prej viteve të 1990-ta, por autoritetet separatiste në Osetinë e Jugut ua kanë mohuar vëzhguesve hyrjen në këtë rajon pas konfliktit Rusi-Gjeorgji në gusht të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG