Ndërlidhjet

Platini: Të sanksionohen ofendimet raciste


Kryetari i Unionit Evropian të Futbollit (UEFA) Mishel Paltini ka deklaruar se kjo organizatë angazhohet që takimet e futbollit të ndërpriten gjithnjë në çastet kur tifozët ofendojnë futbollistët mbi baza racore.
"Do të kërkojmë që takimi të ndërpritet për 10 minuta kur ndodhin raste të tilla. Nëse edhe pas këtij sinjali tifozët vazhdojn me ofendime raciste, ndeshja duhet të ndërpritet krejtësisht", ka thënë Mishel Platini.
Rasti i fundit i ofendimeve raciste ka ndodhur në takimin e së dieles Juventus – Inter. Tifozët e Juventusit kanë ofenduar futbollistin e Interit Mario Baloteli me brohoritjet "nuk ka italian të zi". Baloteli ka lindur në Itali, por ka prejardhje nga Gana.
XS
SM
MD
LG