Ndërlidhjet

Sllovenia mbështet Kosovën në GJND


Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Samuel Zhbogar, ka deklaruar sot në Prishtinë se vendi i tij do të vazhdojë ta përkrahë Kosovë. Gjatë takimeve veç e veç me krerët e institucioneve kosovare, Zhbogar ka thënë se Kosova dhe Sllovenia kanë një histori të gjatë të marrëdhënieve të mira, dhe se pas njohjes së pavarësisë, ka filluar një epokë e re e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Ne jemi të gatshëm të veprojmë dhe ta ndihmojmë Kosovën në çdo aspekt në ndërtimin e institucioneve në amënyrë që të jenë sa më afër integrimeve auroatlantike, ka theksuar Zhbogar.

Shefi i dioplomacisë së Sllovenisë ka vënë në dukje se Sllovenia përkrahë Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cla duhet të japë mendimin nëse Kosova ka shpallur pavarësinë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.

Gjatë vizitës dyditëshe në Kosovë, Zhbogar është takuar me presidentin, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin, Jakup Krasniqi dhe ka vizituar trupat sllovene ne kuadër të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG