Ndërlidhjet

logo-print

OSBE: Arrestimi i vëzhguesve, i papranueshëm


OSBE-ja e ka cilësuar si "të papranueshme" arrestimin e disa vëzhguesve të saj nga autoritetet e rajonit separatist të Osetisë së Jugut.

Një zyrtar në rajonin separatist gjeorgjian të Osetisë së Jugut tha se disa vëzhgues të OSBE-së janë arrestuar për kalim ilegal të kufirit mes Gjeorgjisë dhe Osetisë së Jugut.

Vëzhguesit e OSBE-së ndodhen në Osetinë e Jugut prej viteve të '90-ta, por autoritetet separatiste në Osetinë e Jugut ua kanë mohuar vëzhguesve hyrjen në këtë rajon pas konfliktit Rusi-Gjeorgji në gusht të vitit 2008.
XS
SM
MD
LG