Ndërlidhjet

Hagë: 35 shtete marrin pjesë në GJND


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka deklaruar se 35 shtete, anëtare të KB-ve, kanë dorëzuar në këtë gjykatë kërkesat për pjesëmarrje në procesin lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Nga Pallati i Drejtësië në Hagë është bërë e ditur se në fazën e ardhshme, e cila do të zgjasë deri më 17 korrik të këtij vitit, të gjitha palët kanë të drejtë t'i paraqesin në gjykatë argumentet edhe komentet e tyre shtesë, në formë të shkruar, lidhur me pjesëmarrjen e shteteve tjera në këtë proces.

Gjykata më pas do t'i shqyrtojë të gjitha kerkesat e deponuara dhe do të caktojë debatin, në të cilin palët do të këmbejnë argumentet e tyre me gojë.

Në fund, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta miratojë mendimin e saj këshilldhënës nëse shpallja e pavarsisë së Kosovës është bërë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG