Ndërlidhjet

logo-print

Obama fton Netanjahun, Mubarakun dhe Abasin në Uashington


Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka ftuar në takime veç e veç kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, dhe presidentin palestinez, Mahmud Abas, për të biseduar lidhur me procesin paqësor në Lindjen e Afërt.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, ka deklaruar se takimet e Obamës në Uashington do të duhej të mbaheshin para vizitës së tij në Francë, të caktuar për muajin qershor.

"Obama do të bisedojë me zyrtarët e këtyre vendeve për mënyrat se si SHBA-të mund të forcojnë dhe aktivizojnë partneritetin me to si dhe për hapat, që të gjitha palët duhet t'i ndërmarrin për arritjen e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve dhe shteteve arabe", ka theksuar Gibs.
XS
SM
MD
LG