Ndërlidhjet

logo-print

Klinton sinjalizon forcimin e marrëdhënieve me Libinë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka deklaruar gjatë bisedës me këshilltarin e presidentit të Libisë për siguri kombëtare, Mutasim Gadafi, se SHBA-të dëshirojnë forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

"U japim rëndësi të madhe marrëdhënieve me Libinë", ka deklaruar Hilari Klinton, pas takimit në Departamentin e Shtetit me djalin e liderit libian, Muamer Gadafi.

Sipas saj, dy vendet do të kenë shumë raste për "thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit".

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Vud, ka thënë se biseda ka qenë "produktive", ndërsa njëra nga temat e takimit ka qenë bashkëpunimi në sferën e sigurisë.
XS
SM
MD
LG