Ndërlidhjet

Moska anulon takimin NATO-Rusi


Rusia ka anuluar takimin e kreut të ushtisë ruse me komandantët ushtarakë të NATO-s, të caktuar për 9 maj, por planifikon që edhe më tutje të mabajë lidhje politike me Aleancën Veri-atlantike, kanë bërë të ditur burime në Moskë dhe në selinë e NATO-s.

Emisari rus në NATO, Dmitrij Rogozin, ka tërhequr vërejtjen se Moska do të anulojë takimin me NATO-n nëse Aleanca nuk heq dorë nga plani për stërvitjen e madhe ushtarake në Gjeorgji, ku vitin e kaluar ishte zhvilluar konflikt i armatosur.
XS
SM
MD
LG