Ndërlidhjet

logo-print

Jeremiq: GJND do jetë kundër pavarësisë


Serbia është e bindur se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vendosë kundër pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar ministri i Jashtëm Vuk Jeremiq.

"Jemi të mendimit se Prishtina e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke deklaruar pavarësinë, dhe se vendi më i mirë për ta provuar këtë është para GJND-së", citohet të ketë thënë ai për shtypin e Beogradit.

Jeremiq ka shfaqur shpresën se rasti do të pasohet me bisedime të reja për statusin e Kosovës.

"Qeveria në Prishtinë hedh poshtë çdo mundësi të dialogut rreth statusit, prandaj ne duam të krijojmë rrethana, përmes së cilave zgjidhja e vetme racionale do të jetë dialogu për statusin e Kosovës", ka thënë shefi i diplomacisë serbe.
XS
SM
MD
LG