Ndërlidhjet

SHBA: Christopher Hill, ambasador në Irak


Senati amerikan ka miratuar diplomatin Christopher Hill për ambasador të ri në Irak.

Senati votoi me 73 vota pro dhe 23 kundër.

Hill ka qenë ndihmës-sekretar i Shtetit për Azinë Lindore dhe i ka udhëhequr negociatat gjashtë-palëshe rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut. Ai do të zëvendësojë ambasadorin Ryan Crocker.

Më herët, Hill ka shërbyer si ambasador në Maqedoni, Poloni dhe Korenë e Jugut, si dhe ka qenë i dërguar special amerikan gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
XS
SM
MD
LG