Ndërlidhjet

Sejdiu: UNMIK-u të përmbyllë misionin


Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka ripërsëritur kërkesën për përshpejtimin e procesit të rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe përmbylljes sa më të shpejtë të këtij misioni ndërkombëtar, thuhet në një njoftim të kabinetit të presidentit.

“Gjatë këtyre dhjetë viteve, institucionet e Kosovës dhe UNMIK-u kanë shënuar rezultate të gjithanshme në rimëkëmbjen e vendit. Por, mendojmë se ka ardhur koha që ky mision të përmbyllet suksesshëm”, ka thënë Sejdiu pas takimit që ka zhvilluar me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier.
XS
SM
MD
LG