Ndërlidhjet

Obama dhe Abbas do të takohen në maj


Autoriteti Palestinez, tha se presidenti amerikan Barack Obama do takohet me presidentin Mahmud Abbas muajin e ardhshëm.

Negociatori i lartë palestinez Saeb Erekat tha se takimi është caktuar për në 28 maj në Uashington.

Njoftimi u bë pas ftesës që Obama dje u bëri liderëve izraelitë, palestinezë dhe egjiptianë që ta vizitojnë në takime të ndara Shtëpinë e Bardhë për të biseduar lidhur me procesin paqësor në Lindjen e Mesme.

Obama tha se shpreson të shohë "gjeste të vullnetit të mirë" nga izraelitët dhe palestinezët për të rrënjosur mirëbesimin në përpjekje për të arritur paqen.

Obama i ka dhënë mbështetje publike krijimit të shtetit të pavarur palestinez për të jetuar në paqe dhe siguri pranë Izraelit.
XS
SM
MD
LG