Ndërlidhjet

Clinton: Irani pa armë bërthamore - imperativ


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton tha se pengimi i Iranit që të sigurojë armë bërthamore është imperativ për Shtetet e Bashkuara.

Gjatë dëshmisë para Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Dhomën Përfaqësuese, Clinton e cilësoi Iranin dhe programin bërthamor të tij si një ndër prioritetet më të larta të administratës.

Ajo foli për "imperativin që Irani të parandalohet të sigurojë armë bërthamore", dhe shtoi se duhet rritur sanksionet nëse negociatat nuk janë të suksesshme.

"Pritja jonë është se do të jemi në gjendje ta zgjërojmë regjimin e sanksioneve nëse do të paraqitet nevoja. Përkushtimi ynë është se do t'a vazhdojmë atë nëse nuk kemi sukses me qasjen tjetër", tha Clinton.

Ajo gjithashtu tha se qëllimi kryesor i strategjisë së presidentit Barack Obama është që të mundet Al Kaeda dhe të pengohet kthimi i saj në Afganistan.
XS
SM
MD
LG