Ndërlidhjet

logo-print

Rehn: Vizat hiqen kur të plotësohen kushtet


Bashkimi Evropain do të duhej që deri nga fundi i vitit t'i heqë vizat për të gjitha vendet, të cilat i kanë plotësuar kushtet e nevojshme, tha sot në Bruksel Komisioneri për Zgjërim i BE-së.

Komisioneri Olli Rehn i bëri këto komente pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski.

Rehn theksoi se autoritetet e Shkupit kanë shënuar përparim në plotësimin e kushteve për nisjen e bisedimeve për anëtarësim, por shtoi se ende duhet të bëjnë përpjekje për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar.
XS
SM
MD
LG