Ndërlidhjet

Shpallet aktgjykimi për krimin në Suharekë


Sot pritet të shpallet aktgjykimi ndaj shtatë të akuzuarve për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në Suharekë, në muajin mars të vitit1999.

Prokuroria serbe për krime lufte ka kërkuar në fjalën përfundimtare që të akuzuarit të shpallen fajtorë, ndërkohë që mbrojtësit dhe të akuzuarit kanë kërkuar të lirohen nga aktakuza.

Gjykimi ndaj policëve serbë për dhënien e urdhrit dhe vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në Suharekë gjatë bombardimeve të NATO-s, ka filluar më 3 tetor të vitit 2006.

Në këtë proces gjyqësor kanë dëshmuar mbi 100 persona, midis të cilëve edhe Shyhrete Berisha, e cila e ka mbijetuar krimin, duke kërcyer nga kamioni me të cilin kufomat e të vrarëve dërgoheshin nga Suhareka në Prizren.
XS
SM
MD
LG