Ndërlidhjet

Katër të vrarë dhe disa të plagosur në Irak


Të paktën katër persona kanë vdekur, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës, afër një xhamie në pjesën qendrore të Irakut.

Sulmi është kryer përpara xhamisë sunite në Duluixha, rreth 70 kilometara në veri të Bagdadit, ka bërë të ditur policia.

Sipas njoftimeve, cak i sulmit ka qenë udhëheqësi i një grupi sunit, Mollah Nadem. Ai nuk ishte në vendin e sulmit, por policia thotë se vëllau i tij ka mbetur i plagosur.
XS
SM
MD
LG