Ndërlidhjet

Shkëmbim zjarri në kufirin Gjeorgji-Oseti e Jugut


Gjeorgjia dhe rajoni separatist i saj, Osetia e Jugut thanë sot se kanë shkëmbyer zjarr në kufirin e përbashkët.

Nuk raportohet për viktima, ndërsa të dyja palët e akuzojnë njëra-tjetrën për incidentet.

Të shtënat ndodhën disa orë përpara se zyrtarët e Gjeorgjisë, Osetisë së Jugut dhe Rusisë të takohen me vëzhguesit ndërkombëtarë në përpjekje për t'i ulur tensionet në rajon, të shkaktuara nga lufta e verës së kaluar mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, e cila mbështet Osetinë e Jugut.
XS
SM
MD
LG