Ndërlidhjet

AI: NATO të hetojë sulmin në TV e Serbisë


Amnesty International i ka bërë thirrje NATO-s që të nisë hetime për "krime lufte" lidhur me sulmin ajror të vitit 1999 ndaj televizionit shtetëror të Serbisë, ku u vranë 16 punonjës të medias.

Në deklaratën e AI thuhet se askush nuk është sjellur para drejtësisë për atë që grupi e quan "shkelje serioze e ligjit humanitar".

Grupi me seli në Londër tha se NATO-ja nuk ka bërë "paralajmërim specifik për sulmin", edhe pse ka ditur se brenda ka civilë.

Viktimat, shumica teknikë, u vranë në 23 prill, 1999, kur ndërtesa e Radio Televizionit të Serbisë në Beograd u bombardua gjatë fushatës 11 javore të NATO-s kundër forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG