Ndërlidhjet

Kosova në takimin e FMN, Bankës Botërore


Delegacioni i Kosovës do të marrë pjesë në sesionin pranveror të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Përfaqësuesit e Kosovës do të qëndrojnë më 25 dhe 26 prill në Uashington me ftesë të FMN-së dhe Bankës Botërore, ndërsa do të udhëhiqen nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Komunikata thotë se përveç me zyrtarët e këtyre dy institucioneve finansiare, ata do të takohen edhe me zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe të ministrisë së Financave të SHBA-ve.

Temë e këtyre takimeve pritet të jetë anëtarësimi i Kosovës në FMN dhe Bankën Botërore.
XS
SM
MD
LG