Ndërlidhjet

Ren: Ballkani duhet integruar në Evropë


Komesari evropian për zgjerim, Oli Ren, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk guxon që për shkak të çështjeve tjera të rëndësishme të lë anash të arriturat për stabilizimin dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor në Evropë.
Në fjalën e tij në Parlamentin Evropian, Ren ka thënë se të gjitha vendet e rajonit, të cilat i plotësojnë kushtet mund të llogarisin në antarësimin e tyre në Bashkimin Evropian, pavarësisht se është hapur tema e zgjerimit të mëtejmë të Unionit në rrethanat e krizës ekonomike.
Paralelisht me rregullimin institucional të BE-së, duhet vazhduar me zgjerimin ka thënë Ren për të theksuar se "dhjetë vjet pas ngjarjeve tragjike në Kosovë", perspektiva evropiane është rruga e përparimit të rajonit drejt paqes dhe stabilitetit.
XS
SM
MD
LG