Ndërlidhjet

Klinton: Izraeli mund ta humbë përkrahjen arabe


Sekretarja amereikane e Shtetit, Hilari Klinton, ia ka tërhequr vërejtjen qeverisë izraelite se po rrezikon ta humbë përkrahjen arabe në ballafaqim me Iranin, në rast se heqë dorë nga negociatat paqësore me palestinezët.
Klinton ka thënë se shtetet arabe e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre se Izraeli duhet t'i përkushtohet procesit paqësor nëse dëshiron ndihmë gjatë ballafaqimit me Iranin.
"Për të fituar përkrahjen e fuqishme që dëshiron Izraeli në lidhje me Iranin, atëherë nuk mund të qëndojë anash problemit me palestinezët dhe përpjekjeve paqësore, sepse këto dy gjëra shkojnë njëra me tjetrën, ka theksuar Klinton gjatë fjalimit në Kongresin amerikan.
XS
SM
MD
LG