Ndërlidhjet

logo-print

Frejzer:Mendimi i GJND-së nuk anulon njohjen e Kosovës


Vendet që e kanë njohur Kosovën nuk do ta ndryshojnë vendimin e tyre, pavarësisht mendimit që do ta japë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka vlerësuar, drjetoresha e programeve e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Sabin Frejzer.
Ajo ka theksuar se për shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, SHBA-të, Kanadanë dhe vendet tjera që e kanë njohur Kosovën, kjo është çështje e përfunduar dhe asgjë nuk do të ndodhë, pavarësisht vendimit të Gjykatës, ka thënë, Sabin Frejzer.
Ajo gjithashtu ka vënë në dukje se mendimi eventual i GJND-së në favor të Serbisë , nuk do të ndryshonte asgjë as në aspektin e kufijëve.
Në anën tjetër, ajo ka theksuar se nëse GJND vlerëson se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë legale, Serbia, sipas saj, do të jetë në pozitë të vështirë, sepse do të pasojnë njohje të reja të Kosovës.
XS
SM
MD
LG