Ndërlidhjet

Trashëgimia e Çernobilit


Ukrainë - Monumenti i viktimave të tragjedisë
Ukrainë - Monumenti i viktimave të tragjedisë

Njëzet e tre vjet më parë, më 26 prill 1986, një rritje e tensionit elektrik në termocentralin bërthamor të Çernobilit shkaktoi një shpërthim të fuqishëm, duke hedhur kështu në erë mburojën 1,000 tonëshe të një reaktori.

Aksidenti i rëndë bërthamor që në të gjithë botën njihet si Tragjedia e Çernobilit, pasohej me diskutime të shumta nëse ishte gabim i teknikës apo gabim njerëzor.

Përderisa udhëheqësia e atëhershme e Bashkimit Sovjetik shumë vështirë e pranoi faktin se kishte ndodhur një aksident bërthamor, qytetet e prekura përreth termocentralit u boshatisën pothuajse plotësisht nga banorët. Ata përballeshin me një radioaktivitet që vlerësohej të ishte 100 herë më i madh se bombat e lëshuara në Hiroshimë dhe Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përkundër braktisjes së këtyre zonave, të shumtë janë ata banorë që nuk u shpëtuan sëmundjeve të shumta kancerogjene. Ato vazhdojnë t’i përcjellin edhe sot. Më 2006-ën, organizata “Greenpeace” konsideronte të jenë rreth 200, 000 të vdekur nga kanceri apo sëmundjet e tjera të lidhura me radioaktivitet.

Që nga kjo tragjedi bërthamore, shumëçka ka mbetur e paprekur në këtë vend, ngase flora dhe fauna, përkundër shëndetit të brishtë nga rrezatimi ende i pranishëm, janë shndërruar në fuqi.

Në Bjellorusi, tragjedia e Çernobilit shihet si një problem politik, por edhe hapësinor. Por, sido që të jetë, mbetet “Rruga e Çernobilot” – marsh ky i organizuar vit për vit në përvjetorin e tragjedisë, në shenjë kujtimi ndaj viktimave.
XS
SM
MD
LG