Ndërlidhjet

logo-print

NATO-ja i hedhë poshtë pretendimet e AI-së


NATO-ja në mënyrë kategorike sot e ka hedhur poshtë kërkesën e organizatës, Amnesty International, që aleanca të mbahet përgjegjëse për vdekjet e civilëve të shkaktuara nga bombardimi i ndërtesës së Televizionit shtetëror të Serbisë para 10 vitesh.

Zëdhënësja e NATO-s, Carmen Romero, tha se "incidenti ishte hetuar tërësisht nga Tribunali për Krime të Luftës, si pjesë e hetimeve gjithëpërfshirëse lidhur me fushatën ajrore në vitin 1999" dhe shtoi se Gjykata kishte konkluduar se NATO-ja "nuk ka për çka të përgjigjet", tha zëdhënësja Romero.

Në atë kohë, Tribunali i Hagës kishte konstatuar se bombardimi ishte "juridikisht i pranueshëm", meqë ishte pjesë e sulmit të planifikuar për shkatërrimin dhe degradimin e rrjetit komandues, të kontrollit dhe rrjetit të komunikimeve, në kuptimin e shfrytëzimit të dyfishtë, nën të cilin sistemi i tillë i komunikimeve ishte vendosur.

Në sulmin më 23 prill 1999, kundër ndërtesës së Televizionit të Serbisë në Beograd, ishin vrarë 16 vetë.
XS
SM
MD
LG