Ndërlidhjet

Haradinaj: Gjashtëpikëshi po zbatohet


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “një nga rastet më eklatante” deklaratën e kryeministrit të Kosovës, HashimThaçi se “Prishtina nuk e ka në agjendë planin gjashtëpikësh”.

“Pyetja shtrohet, a janë në Kosovë për kryeministrin pjesët e banuara me serbë? Nëse janë, atëherë duhet ta ketë në agjendë gjendjen në këto territore, sepse atje po zbatohet gjashtëpikëshi”, ka thënë lideri i opozitës, duke e cilësuar madje një situatë të këtillë si “një ofendim intelektual jo vetëm karshi politikëbërësve, por edhe qytetarëve”.

Këto komente zoti Haradinaj i ka bërë pas takimit që ka zhvilluar me kryetaren e Partisë “ORA”, Teuta Sahatçia.
XS
SM
MD
LG