Ndërlidhjet

Ushtarët rumunë në Kosovë, deri në fund të mandatit të NATO-s


Ushtarët rumunë do të mbesin në Kosovë dhe në Afganistan deri në fund të mandatit të NATO-s, ka deklaruar sot presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku.
Në takimim lamtumirës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer, Basesku ka thënë se Rumania do të dërgojë në Afganistan edhe 150 ushtarë.
Basesku e Shefer kanë biseduar sot për nevojën e zgjerimit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, për mbrojtjen antiraktore, misionet dhe konceptin e ri të sigurisë së Aleancës.
XS
SM
MD
LG