Ndërlidhjet

logo-print

Armeni: U shënua përvjetori i vrasjeve masive


Në Armeni sot është shënuar 94 vjetori i vrasjeve masive të armenëve nën Perandorinë Osmane.

Mijëra njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit duke vendosur lule në memorialin e asaj, që armenët e përshkruajnë si gjenocid i 1.5 milionë njerëzve.

Turqia e kundërshton këtë përshkrim dhe thotë se të dhënat janë të fryera.

Përkujtimet e këtij viti po bëhen në një periudhë kur Armenia dhe Turqia thanë se janë pajtuar për hapat e ardhshëm, që do të mund të çonin në normalizimin e raporteve.
XS
SM
MD
LG