Ndërlidhjet

Filluan bisedimet SHBA – Rusi për armatim


Negociatorët amerikanë dhe rusë dukeshin optimistë pas takimit, që kishte për qëllim arritjen e marrëveshjes së re për reduktimin e arsenaleve bërthamore të të dy palëve.

Takimi i parë, që u zhvillua sot në Romë, ishte fokusuar në çështje procedurale, me ç'rast u përcaktua agjenda për diskutimet e ardhshme.

Më tepër takime do të mbahen në Uashington dhe në Moskë gjatë dy muajve të ardhshëm, para vizitës së parë të presidentit amerikan, Barack Obama, në Rusi, që parashihet në korrik të këtij viti.
XS
SM
MD
LG