Ndërlidhjet

logo-print

Novak: SHBA-të t'i hetojnë torturat


Monitoruesi i OKB-së për tortura, Manfred Novak, thotë se Shtetet e Bashkuara duhet t'i dënojnë juristët që shkruan memorandume për lejimin e hetimeve të ashpra të agjencisë CIA gjatë administratës së presidentit Bush.

Zoti Novak tha se sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës, Uashingtoni nuk mund t'i dënoj zyrtarët.

Këto komente u bënë pasi presidenti amerikan, Barack Obama, javën e kaluar, i ka publikuar memorandumet që u kishin dhënë mbështetje juridike metodave të ashpra të hetimeve, përfshirë edhe zhytjen e kokës në ujë. Këtë teknikë disa në administratën e re amerikane e cilësojnë si torturë.

Presidenti Obama ka thënë se oficerët e agjencisë CIA nuk do të dënohen, megjithqë ai e ka lënë të hapur mundësinë për dënimin e atyre që i shkruan memorandumet.
XS
SM
MD
LG