Ndërlidhjet

Vazhdojnë tensionet Rumani – Moldavi


Rumania thotë se ambasadori i saj i ri i propozuar për në Moldavi është refuzuar nga autoritetet e këtij vendi. Kjo vlerësohet si shenjë e re për përkeqësimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Më herët këtë muaj, Moldavia e ka akuzuar Rumaninë për mbështetjen e protestave të dhunshme kundër rezultateve të zgjedhjeve, që partinë Komuniste e kthyen në pushtet në Moldavi.

Rumania i kishte hedhur poshtë këto akuza, por Moldavia, megjithatë, e dëboi ambasadorin rumun.
XS
SM
MD
LG