Ndërlidhjet

logo-print

Obama nuk e përdori fjalën "gjenocid"


Presidenti amerikan, Barack Obama, është përmbajtur nga përshkrimi me fjalën gjenocid të vrasjeve masive të armenëve nën Perandorinë Osmane.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se derisa ishte kandidat për president, zoti Obama, pat thënë se këtë zhvillim e konsideronte gjenocid.

Presidenti amerikan tha mbrëmë se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar. Por, ai nuk e ka përdorë fjalën "gjenocid", por përdori shprehjen "njëra nga mizoritë më të mëdha të shekullit të 20".

Këto komente u bënë në kohën kur në Armeni është shënuar 94 vjetori, për atë që armentët e cilësojnë si gjenocid të 1.5 milion armenëve.

Turqia e hedhë popshtë këtë cilësim dhe thotë se të dhënat janë të fryera.

Këtë javë Armenia dhe Turqia thanë se janë pajtuar për hapat, që do të çonin drejt normalizimit të raporteve.
XS
SM
MD
LG