Ndërlidhjet

logo-print

OBSH-ja diskuton për gripin e shpezëve


Organizata Botërore e Shëndetësisë sot pritet ta mbajë një takim të jashtëzakonshëm për t'i shqyrtuar përgjigjjet e mundshme lidhur me përhapjen e gripit të derrave në Meksikë.

Autoritetet e Meksikës thonë se virusi ishte i involvuar në vdekjen e së paku 20 vetëve, prej mesit të muajit mars.

Shkollat, muzetë, libraritë dhe teatrot janë mbyllur me qëllim që të ndalet përhapja e sëmundjes.

Ekspertët e shëndetësisë thonë se testet e deritashme duket se këtë e lidhin me virusin e ri të gripit të derrave.
XS
SM
MD
LG