Ndërlidhjet

logo-print

Gyl: Obama nuk përmendi turqit e vrarë


Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl tha se presidenti amerikan Barack Obama ka dështuar t'i nderojë turqit e vrarë nga armenët, në mesazhin e tij me rastin e përkujtimit të të vrarëve në vitin 1915.

Të premten, Obama e përshkroi vrasjen e armenëve nga turqit Otomanë si "njëra nga mizoritë më të mëdha të shekullit 20".

Agjencia turke Anatolia citon presidentin Gyl të ketë thënë në Sofje se Obama gjithashtu duhej të shprehte ngushëllime për "qindra mijëra turqit dhe myslimanët që i humbën jetët e tyre në vitin 1915".
XS
SM
MD
LG