Ndërlidhjet

OBSH: Situata është serioze


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se shpërthimi i epidemisë së gripit të derrave, i cili transmetohet nga njeriu në njeri, është situatë serioze dhe duhet të ndiqet nga afër.

Drejtorja Margaret Chan e bëri deklaratën në takimin e jashtëzakonshëm të ekspertëve të shëndetësisë në Gjenevë, për t'i shqyrtuar përgjigjet e mundshme lidhur me përhapjen e gripit të derrave në Meksikë.

Autoritetet meksikane thonë se virusi ka lidhje me vdekjen e të paktën 20 njerëzve, prej mesit të marsit.
Chen tha se virusi i ri njihet pak dhe zhvillohet shpejtë.
XS
SM
MD
LG