Ndërlidhjet

Korea e Veriut filloi të nxjerrë plutoniumin


Korea e Veriut vend ka filluar nxjerrjen e plutoniumit nga shufrat e karburantit në centralin e vet bërthamor.

Njoftimi nga ministria e Jashtme u bë disa orë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i vuri në listën e zezë tre kompani verikoreane, për shkak se i ndihmojnë programet raketore dhe bërthamore të Phenianit.

Korea e Veriut reagoi ashpër për shkak se u ndëshkua pasi lansoi raketën me rreze të gjatë veprimi në 5 prill, e cila u pa si shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara.

Pheniani tha se do t'i bojkotojë bisedimet gjashtë palëshe dhe do t'i japë shtysë programit të vet bërthamor.
XS
SM
MD
LG