Ndërlidhjet

Klinton: Akuzat e Hamneit janë zhgënjyese


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, ka vlerësuar se deklaratat e udhëheqësit shpirtëror të Iranit se SHBA-të janë fajtorë për vrasjen e dhjetëra pelegrinëve iranianë në Irak, janë zhgënjyese.
"Ky lloj i komentimit është zhgënjyes, sepse është vërtetuar qartë se sulmet i kanë kryer elementet e Al Kaidës ose grupe tjera të dhunës", ka thënë Klinton në konferencën për gazetarë në Bagdad.
Lideri fetar iranian, Ajatollah Ali Hamnei, ka akuzuar shërbimet informative amerikane dhe izraelite se janë përgjegjëse për sulmet e së enjtes dhe të premtes ndaj pelegrinëve shiitë.
Të paktën 150 vetë, përfshirë edhe rreth 70 pelegrinë nga Irani, kanë humbur jetën në sulmet vetëvrasëse gjatë kësaj jave në Irak.
XS
SM
MD
LG