Ndërlidhjet

G7: Faza me e rëndë e krizës mund të ketë kaluar


Ministrat e financave të shtatë vendeve më të zhvilluara në botë (G7) në takimin e tyrë në Uashington, midis tjerash kanë bërë të ditur se është e mundur që faza më e vështirë e recesionit global ka kaluar, pavarësisht se ende nuk mund të flitet për një përmirësim të sigurt. Ministrat e G7-ës janë zotuar se do të vazhdojnë të garantojnë gjendje të shëndoshë të kompanive të mëdha financiare. Ata njëherit kanë vënë në dukje se aktiviteti ekonomik do të duhej të fillojë të përmirësohet më vonë gjatë vitit. Por, ministirat e e finacave të G7 kanë tërhequr vërejtjen se përkundër këtyre parashikimeve, ekziston rreziku që situata globale ekonomike të ashpërsohet edhe më tej.
XS
SM
MD
LG