Ndërlidhjet

logo-print

Popullaritet i lartë i Obamës pas 100 ditësh


Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, pas 100 ditëve të para në pushtet, ka shënuar popullaritet më të lartë në opinion sesa të gjithë presidentet e kaluar në 20 vjetët e fundit, thonë rezultatet e hulumtimit të rrjetit Televiziv Ej-Bi-Si Njuz dhe të gazetës Uashington Post.
Politikën e presidentit Obama, e përkrahin madje 69 përqind e amerikanëve të anketuar, që paraqet rezultatet më të mira të një presidenti të SHBA-ve në 20 vjetët e fundit. Sipas të njëtjës anketë, 63 për qind e amerikanëve konsiderojnë se Obama ka arritur mjaft në tre muajt e parë që prej hyrjes në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG