Ndërlidhjet

Përpjekje botërore për ndaljen e gripit të derrave


Zyrtarë shëndetësorë nga e gjithë bota po bëjnë përpjekje intensive për ndaljen e përhapjes së virusit të ri të gripit të derrave, që u paraqit në Meksikë.

Deri tash, nga kjo sëmundje kanë vdekur 81 persona, ndërsa të sëmurë janë më se një mijë të tjerë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e këtij virusi, që transmetohet prej njeriut në njeri, paraqet rrezik serioz shëndetësor në përmasa ndërkombëtare dhe duhet të monitorohet.

Autoritetet amerikane të shëndetësisë thonë se 11 vetë ishin të prekur nga gripi i derrave në Nju Jork, në Kanzas dhe në Kalifonri. Të gjithë ata janë shëruar apo po shërohen.

Në Zelandën e Re, 25 studnetë dhe arsimtarë, që ishin kthyer nga një udhëtim në Meksikë, janë vënë në karantinë dhe po testohen lidhur me këtë virus.

Në Evropë, autoritetet e Francës, thonë se kanë gjetur dy raste të dyshuara të gripit të derrave tek udhëtarët, që ishin kthyer nga Meksika.
XS
SM
MD
LG