Ndërlidhjet

Çernobil: 23 vjet nga katastrofa atomike


Në Çernobil të Ukrainës, para 23 vjetëve, ndodhi katastrofa më e madhe civile atomike.

Eksplodimi në njërin nga reaktorët e centralit atomik në këtë vend, shkaktoi rrezatim, që u përhap në Evropë, ndërsa më së tepërmi u goditën Ukraina dhe Bjellorusia.

Kombet e Bashkuara kishin vlerësuar se 4 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga kjo katastrofë, ndërsa shumica prej tyre ishin të ashtuquajturit "likuidues", që ishin dërguar menjëherë pas incidentit për pastrim.

Viktimat e kësaj katastrofe i përkujtoi presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko, në fjalimin e tij me rastin e përvjetorit.
XS
SM
MD
LG