Ndërlidhjet

Berisha: Kërkesa në BE e një rëndësie historike


Më 28 prill, Shqipëria e dërgon kërkesën për statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, tha sot kryeministri Sali Berisha.

- Ne informojmë shqiptarët për një vendim të një rëndësie historike, që marrim, për të paraqitur më datën 28 prill, zyrtarisht, kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Evropian, tha zoti Berisha.

Ai mëtutje theksoi se vendimi për paraqitjen e kërkesës në Pragë të Çekisë, e cila e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, është vendim "gjërësisht i konsultuar" dhe i bashkrenditur me vendin kryesues dhe me vendet anëtare të BE-së, që, siç tha zoti Berisha, e "mbështetën këtë akt dhe këtë vendim".
XS
SM
MD
LG