Ndërlidhjet

Sot fillon mbledhja e Kuvendit Parlamentar të KE-së


Sot fillon pjesa pranverore e mbledhjes së Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës, me ç'rast do të shënohet 60 vjetori i themelimit të këtij Këshilli.
Në ditën e parë të seancës, Parlamenti i KE-së do të shqyrtojë raportet për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe në Moldavi.
Gjatë seancës pranverore, Parlamenti i Këshillit Evropian do të diskutojë për pasojat humanitare gjatë luftës së vitit të kaluar në Gjeorgji, për pozitën e aktivistëve për të drejtat e njeriut në vendet anëtare të Këshillit Evropian dhe për masat për luftë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG