Ndërlidhjet

Banka Botërore i ndan Meksikës 200 milionë dollarë


Banka Botërore do t'i japë Meksikës një hua prej 200 milionë dollarësh për ta ndihmuar këtë vend në luftë kundër gripit të derrit.
Shefi i Bankës Botërore, Robert Zelik, ka thënë se ky institucion u ka ofruar informacione autoriteteve meksikane lidhur me masat që kanë ndërmarrë shtetet tjera në raste të ngjashme.
Ndërkohë, zyrtarë meksikanë kanë bërë të ditur se nga 13 prilli në këtë vend nga ky lloj gripi kanë vdekur mbi 100 persona, ndërsa me këtë virus mund të jenë infektuar rreth 1.400 njerëz.
XS
SM
MD
LG