Ndërlidhjet

logo-print

Bota po alarmohet nga 'gripi i derrave'


Vendet në mbarë botën po ndërmarrin veprime për të parandaluar përhapjen e gripit të derrave.

Më shumë se 100 njerëz kanë vdekur në Meksikë prej javës së kaluar kur u regjistrua i infektuari i parë.

Raste të infektimit janë regjistruar edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, ndërsa raste të mundshme raportohen në Evropë dhe Zelandën e Re.

Autoritetet në Meksikë i kanë anuluar ngjarjet publike dhe u kanë bërë thirrje njerëzve që të qënerojnë në shtëpi.

Shtetet e Bashkuara shpallën emergjencë publike, ndërsa shumë qeveri kanë vendosur masa kontrolli në aeroporte.

Presidenti i Meksikës Felipe Calderon, në një fjalim televiziv u përpoq ta qetësojë opinionin.

"Ne po flasim për një sëmundje serioze, por të shërueshme, sidomos nëse zbulohet në kohë. Në Meksikë, ne kemi barëra për t'i trajtuar të gjitha rastet që mund të paraqiten. Kjo është shumë me rëndësi. Sëmundja është e shërueshme, dhe ne kemi ilaçe për të", tha Calderon.

Eurokomisionerja për Shëndetësi, Andoulla Vassilou sot thirri mbledhje të jashtzakonshme të ministrave të shëndetësisë të BE-së, për të diskutuar kërcënimin nga spërthimi i një epidemie.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se bota tash është më e përgatitur për pandeminë e mundshme, krahasuar me gruipin e shpezëve pesë vjet më parë.

XS
SM
MD
LG