Ndërlidhjet

BE: Komentet e Lavrovit janë absurde


Presidenca çeke e Bashkimit Evropian, tha sot se deklaratat e ministrit të jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, ishin "absurde".

Më 21 mars të këtij viti, ministri Lavrov kishte akuzuar BE-në se po synon "sferë të ndikimit" në ish Bashkimin Sovjetik, duke e krijuar të ashtuquajturin "partneritet lindor" me Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Ministri i jashtëm i Çekisë, Karel Schwarzenberg, tha sot në Luksemburg, se vetë Lavrovi e di se kjo "është absurd".

Karld Bildt, ministër i jashtëm i Suedisë, vend ky që në korrik e merrë presidencën e radhës së BE-së, tha se kjo është Rusia, që mendon me shprehje imperialiste.
XS
SM
MD
LG