Ndërlidhjet

Gordon Brown arriti në Afganistan


Kryeministri britanik, Gordon Brown, arriti sot në një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan.

Pas takimit me presidentin, Hamid Karzai, zoti Brown tha se është e nevojshme një strategji e re për ta luftuar ekstremizmin. Sipas kësaj strategjie, Afganistani dhe Pakistani do të trajtoheshin së bashku por "me dallime dhe plotësime".

Sipas tij, kufiri ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit mund të përshkruhet si pikë "kritike për terrorizëm".
XS
SM
MD
LG