Ndërlidhjet

Pragë: Shqipëria e paraqet kërkesën në BE


Çekia, vend kryesues i Bashkimit Evropian, pret që Shqipëria nesër, gjatë vizitës së kryeministrit Sali Berisha, do ta paraqesë kërkesën për njohjen e statusit të kandidatit për pranim në BE.

Lidhur me këtë çështje foli zyrtari i lartë çek për çështje evropiane, Aleksandar Vondra.

Dje kryeministri Berisha tha se Shqipëria, këtë të martë, do ta paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit për pranim në BE.

Sipas tij, vendimi për këtë ishte bashkrenditur me vendin kryesues dhe me vendet anëtare të BE-së, që, siç tha zoti Berisha, e "mbështetën këtë akt dhe këtë vendim".
XS
SM
MD
LG